Trupi koordinues kombëtar kundër dhunës në familje, themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mbajti seancën konstitutive. Ky organ do të luajë një rol të rëndësishëm në zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, e njohur si Konventa e Stambollit. Koordinimi i institucioneve dhe organizatave të përfaqësuara në këtë organ është thelbësor për zbatimin konsekuent të detyrimeve që Republika e Maqedonisë ka ndërmarrë me ratifikimin e Konventës.
Trupi koordinues kombëtar kundër dhunës në familje ka për detyrë monitorimin dhe analizimin e situatës me dhunën në familje, koordinimin e aktiviteteve të institucioneve dhe shoqatave kompetente dhe propozimin e masave për promovimin dhe zbatimin e politikave kombëtare.
Përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë per pune te brendeshme, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e Zyrës së Avokatit të Popullit, gjyqtarëve të Gjykatës Themelore Shkup 2, një prokuror nga Prokuroria publike dhe dy përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile.

