Hotel Alexander Palace Skopje
International Conference "Peace and Security - Feminist Alternative - Antico 10 years of promotion of Peace and Nonviolence Culture through Social Engagement of Women"

"Through Education and Strengthening toward Inclusion and Active Citizenship" - project in collaboration with UNIFEM

Campaign: Mobbing, get informed and recognize it!
www.mobbingnet.org
 
 
Wednesday, November 14, 2018
LAJMET E FUNDIT DHE AKTIVITETET
FTESË
Data: 11/24/2017
 

FTESË

për pjesëmarrje në aktivitete në kuadër të fushatës ndërkombëtare "16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave" me moton "Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje"

Te respektuar,

Kemi nderin dhe kënaqësinë t'ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetet e rradhës që IQF ANTIKO i organizon në kuadër të fushatës "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe asaj në familje". Gjatë 16 ditëve të ardhëshme anëtarët, organizatat dhe bashkëpuntorët e rrjetit IQF ANTIKO do të realizojnë 17 ngjarje-punëtori dhe tribuna në 14 bashkësi lokale të R. Maqedonisë: Tetovë, Gostivar, Resnje Probishtip, f. Budakovë-Mogillë, Kumanovë, Likovë, Jegunovcë, Dellçevë, Kërçovë, Tearcë, Shuto Orizarë-Shkup, Kanatlarcë - Prilep dhe në komunën e Aerodromit. Përveç punëtorive dhe tribunave do të realizohet edhe shpërndarja e materialeve informative, promovuese dhe edukative.

Objektivat e aktiviteteve të fushatës dhe materialeve edukativo -promovuese është: Dhenia e kontributit në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe informimit mbi masat që duhet të merren në lidhje me zgjidhjen e problemit të dhunës së ushtruar ndaj grave dhe vajzave, si dhe dhunës në familje , në nivel lokal dhe në atë kombëtar. Gjegjësisht, qëllimi ynë kryesor është: parandalimi i dhunës dhe përmirësimi i shërbimeve për mbrojtjen e viktimave të mundshme, por edhe aktivizimi i të gjitha institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe aktorët të tjerë të interesuar, të sigurojnë pjesëmarrje aktive, të organizuar, koordinuar dhe efikase në përpjekjet e tyre në parandalimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave, në përputhje me "Ligjin për parandalim, pengim dhe mbrojtje nga dhuna në familje".

Aktivitetet e fushatës kanë për qëllim sensibilizimin e të rinjve nga rajonet urbane dhe rurale si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore në drejtim të formimit të qëndrimeve pozitive ndaj barazisë gjinore dhe mundësive të barabarta për të gjithë, në mënyrë që të eliminohen paragjykimet gjinore dhe stereotipet që krijojnë "tokë pjellore" për të mbështetur dhunën.

Me këtë fushatë IQF ANTIKO jep një kontribut aktiv në krijimin e një bote më të sigurt, dhe një jete më dinjitoze pa prezencë dhune, bazuar në restpektimin e të drejtave individuale të njeriut. Fushata është e organizuar dhe mbështetur financiarisht në kuadër të Granteve Institucionale CIVICA Mobilitas. Informata më të hollësishme rreth ngjarjeve dhe aktiviteteve të këtij viti munt ti gjejni në këtë link http://www.antiko.org.mk/Uploads/ANTIKO_-_FTESE_PER_PJESEMARESET.pdf

Me respekt ,

INICIJATIVA QYTETARE E FEMRAVE ANTIKO

 
 
LAJME TE TJERA DHE AKTIVITETET
 
1/25/2018 - Me 22.01.2018, u mbajt mbledhja konstitutive e Trupit koordinues kombëtar kundër dhunës në familje
12/21/2017 - „EU PËR JU“
12/21/2017 - Konferencë Përmbyllëse
12/7/2017 - Kanatlarcë - K. PRILEP 7/12/2017
12/7/2017 - KOMUNA SHUTO ORIZARE - 07/12/2017/
12/6/2017 - TEARCË: 05/12/2017 “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave“
12/5/2017 - KUMANOVË - 04/12/2017/
12/4/2017 - KËRÇOVË 04.12.2017 "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave"
12/4/2017 - TETOVË ë „16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave“
12/1/2017 - DELLÇEVË 199;EVË231;evë "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave"
12/1/2017 - U MBAJT FORUMI I TRETË QYTETAR NË KOMUNËN E KARPOSHIT
11/29/2017 - FORUMI I TRETË NË KOMUNËN E KARPOSHIT
11/29/2017 - BULETINI NR.2 PËR PERIUDHËN 01 MAJ - 31 GUSHT
11/26/2017 - "Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje" është
11/24/2017 - FTESË
11/7/2017 - FORUMI PARË NË KOMUNËN E TEARCËS -TAKIM PARTICIPATIV
11/6/2017 - CIVICA MOBILITAS | Citizens for change!
11/2/2017 - NJË STORJE E SUKSESIT QË VJEN NGA QYTETI SHTIPIT
10/18/2017 - Trajnime të realizuara "Përfaqsim publik/Avokim/ dhe Lobim"
9/29/2017 - Femrat në Politikë - Zgjedhjet Lokale 2017
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Antiko.org.mk – Përpunimi viti 2011. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.