Hotel Alexander Palace Skopje
International Conference "Peace and Security - Feminist Alternative - Antico 10 years of promotion of Peace and Nonviolence Culture through Social Engagement of Women"

"Through Education and Strengthening toward Inclusion and Active Citizenship" - project in collaboration with UNIFEM

Campaign: Mobbing, get informed and recognize it!
www.mobbingnet.org
 
 
Saturday, January 18, 2020
LAJMET E FUNDIT DHE AKTIVITETET
LETËR E HAPUR për politikat diskriminuese të Maratonit te 31-të Nderkombëtar në Atletikë
Data: 8/1/2017
 

LETER E HAPUR

Iniciativa qytetare e Femrave ANTIKO - rrjet i organizatave të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut të grave, dënon ashpër qasjen diskriminuese të organizatorit të “Maratoni i 31-te Ndërkombëtar Atletike - International Athletic Marathon OHRID – Shoqata Maratoni Atletikë i Ohrid 2012 - ku, shpërblimet për burrat dhe gratë në mënyrë drastike janë të ndryshme me dallim për 100-300 euro. Kjo tregon se edhe në të njëjtën pozitë fillestare, gjegjesisht në kushte kur garohet në rrugeë me largesi të njejtë si për burrat ashtu edhe për gratë, megjithatë, kompensimi dhe vlera e shpërblimeve që u ndahen fituesëve  nuk është i njëjtë si  për gratë ashtu edhe për burrat.

Një qasje e tillë nuk është në përputhje me frymen e sportit, e aq me pak në përputhje me Ligjin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave te R. Maqedonise, ku ndër të tjera thuhet qartë se diskriminimi në bazë të gjinisë është i ndaluar dhe sankcionohet, si në sektorin publik dhe privat, dhe në shumë fusha tjera duke përfshirë  edhe sportin!

Inkurajojmë organizatorët t’i rishqyrtojne vendimet e veta dhe ti ndryshojne kriteret për vlerësim dhe shpërblimet që të jenë të barabartë, pavarësisht nga gjinia. Në qoftë se organizatori nuk vepron në përputhje me rrethanat, ne ftojmë të gjithë pjesëmarrësit (femra dhe meshkuj) dhe vizitorët për të bojkotuar ngjarjen, sepse  ështe e bazuar  ne qasje diskriminuese dhe inkurajon pabarazinë gjinore. Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe në rol  të spektatorit, vizitorit ose qytetarit  bëhemi mbështetës të politikave diskriminuese. Në raste të tilla është shumë e rëndësishme të gjithë të tregojmë unitet dhe pjekuri maksimale.

Në të njëjtën kohë ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante që të veprojnë në përputhje me normat dhe rregulloret ligjore, dhe të gjithë subjektet juridikë dhe publikë që zbatojne politika diskriminuese dhe promovojnë pabarazi gjinore te sankcionohen sipas ligjeve egzistuese. 

Iniciativa qytetare e Femrave ANTIKO

 
 
LAJME TE TJERA DHE AKTIVITETET
 
1/25/2018 - Me 22.01.2018, u mbajt mbledhja konstitutive e Trupit koordinues kombëtar kundër dhunës në familje
12/21/2017 - „EU PËR JU“
12/21/2017 - Konferencë Përmbyllëse
12/7/2017 - Kanatlarcë - K. PRILEP 7/12/2017
12/7/2017 - KOMUNA SHUTO ORIZARE - 07/12/2017/
12/6/2017 - TEARCË: 05/12/2017 “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave“
12/5/2017 - KUMANOVË - 04/12/2017/
12/4/2017 - KËRÇOVË 04.12.2017 "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave"
12/4/2017 - TETOVË ë „16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave“
12/1/2017 - DELLÇEVË 199;EVË231;evë "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave"
12/1/2017 - U MBAJT FORUMI I TRETË QYTETAR NË KOMUNËN E KARPOSHIT
11/29/2017 - FORUMI I TRETË NË KOMUNËN E KARPOSHIT
11/29/2017 - BULETINI NR.2 PËR PERIUDHËN 01 MAJ - 31 GUSHT
11/26/2017 - "Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje" është
11/24/2017 - FTESË
11/7/2017 - FORUMI PARË NË KOMUNËN E TEARCËS -TAKIM PARTICIPATIV
11/6/2017 - CIVICA MOBILITAS | Citizens for change!
11/2/2017 - NJË STORJE E SUKSESIT QË VJEN NGA QYTETI SHTIPIT
10/18/2017 - Trajnime të realizuara "Përfaqsim publik/Avokim/ dhe Lobim"
9/29/2017 - Femrat në Politikë - Zgjedhjet Lokale 2017
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Antiko.org.mk – Përpunimi viti 2011. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.