AKSION HUMANITAR MULTIETNIK I NXËNËSVE TË SHKOLLËS TË MESME “ARSENI JOVKOV” SHKUP Data: 10/28/2013
Në 28 tetor 2013 nxënësit e SHMK SHMQSH “Arseni Jovkov” prej Shkupi, organizuan aksion publik për mbledhjen e mjeteve finansiare, veshmbathje dhe lojra për fëmijët e Qendrës ditore për fëmij në rrugë nga Shuto Orizari. Të bashkuar në emër të humanizmit, nxënësit e kësaj shkolle multietnike mbajtën koncert bamirësie me muzikë maqedonase, shqipe, turke, rome dhe serbe. Publiku i kënaqur nga uniteti multietnik që nxënësit e treguan dhuruan bujarisht një pjesë e buxhetit të tyre si mbështetje e këtij akti human. Me këtë aksion publik, nxënësit e shkollës të mesme e përcjellin mesazhin e tyre për promovimin dhe praktikimin e vlerave të multikulturalizmit dhe treguan se vetëm duke vepruar së bashku mund të kontribuojnë për zhvillimin pozitiv të shoqërisë dhe ti ndihmojnë atyre që me të vërtet kanë nevoj për ndihmë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Nëpërmjet aktivizmit të të rinjve drejt bashkëjetesës së daliimeve në bashkësi" ku qëllimi kryesor është rritja e rolit dhe aktivizmit tët të rinjve në promovimin dhe praktikimin e vlerave të multikulturalizmit dhe bashkëjetesës në komunitet. Projekti është finansuar nga Unioni Evropian në kuadër të Instrumentit Evropian për demokraci dhe të drejta të njeriut (EIDHR) ndërsa e implementon Iniciativa qytetare e femrave ANTIKO dhe Multikultura.