Hotel Alexander Palace Skopje
International Conference "Peace and Security - Feminist Alternative - Antico 10 years of promotion of Peace and Nonviolence Culture through Social Engagement of Women"

"Through Education and Strengthening toward Inclusion and Active Citizenship" - project in collaboration with UNIFEM

Campaign: Mobbing, get informed and recognize it!
www.mobbingnet.org
 
 
Monday, June 25, 2018
LAJMET E FUNDIT DHE AKTIVITETET
STUDENTËT DHE NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME TË BASHKUAR NË PROMOVIMIN E MULTIKULTURALIZMIT DHE VLERAVE TË PËRBASHKËTA
Data: 10/22/2013
 
Iniciativa qytetare e femrave ANTIKO dhe shoqata Multikultura filluan me implementimin e aksioneve publike në kuadër të projektit “Nëpermjet aktivizmit të të rinjve drejt bashkëjetesës së shumëllojshmërive në bashkësi”. Qëllimi kryesor i projektit është rritja e rolit dhe aktivizmit të të rinjve në promovimin dhe praktikimin e vlerave të multikulturalizmit dhe bashkëjetesës në komunitet. Me këtë projekt ishin paraparë aktivitete për dy grupe të të rinjve: studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. Pjesa e aktiviteteve që janë paraparë për nxënësit e shkollave të mesme, të titulluar si aksione publike, janë aktivitete të cilat paraqesin fryt I idesë dhe kreativitetit të vetë nxënësve. Këto aksione filluan të realizohen në shtator dhe në realizimin e tyre u inkuadruan nxënës prej katër shkollave multietnike, SHMK SHMQSH “Arseni Jovkov” dhe SHMNGJ “Zdravko Cvetkovski” prej Shkupi dhe SHMKT “Gjoce Stojçevski” dhe SHMKE “8 Shtatori” prej Tetove. Me këto aksione publike, nxënësit e shkollës të mesme e përcjellin mesazhin e tyre për promovimin dhe praktikimin e vlerave të multikulturalizmit. Deri tash me sukses u realizua një debat nga fusha e multikulturalizmit dhe një aksion ekologjik. Në 22 Tetor 2013 nxënësit prej “Gjoce Stojçevski” organizuan aktivitet sportiv multietnik ndërsa nxënësit prej “Zdravko Cvetkovski” I ftuan prindërit e tyre, profesorët, përfaqësuesit e qytetit të Shkupit dhe Biros për zhvillimin e arsimit dhe mediat në debat të hapur nga fusha e multikulturalizmit e titulluar “Çka mësuam njëri prej tjeterit”. “Debata ishte e sukseshme, me përgjigjet e nxënësve morrëm shum mesazhe të vlefshme, në të ardhmen me siguri do të jetë më mirë” – Saranda Jusufi, nxënëse e vitit të katërt në SHMNGJ “Zdravko Cvetkovski” dhe pjesmarrëse në debate. “Un personalisht jam e kënaqur prej asaj se si kaloij debata e sotshme, mendoj se u ndanë mjaft përvoja dhe shpresoj se kështu do të vazhdoj” – Monika Dimitrova, nxënëse e vitit të katërt në SHMNGJ “Zdravko Cvetkovski” dhe pjesmarrëse në debatë. Janë planifikuar edhe aktivitete dhe ngjarje të tjera me të cilat këto nxënës të shkollave të mesme e japin kontributin e tyre në pranimin e shumllojshmërive. Projekti "Nëpërmjet aktivizmit të të rinjve drejt bashkëjetesës së daliimeve në bashkësi" është finansuar nga Unioni Evropian në kuadër të Instrumentit Evropian për demokraci dhe të drejta të njeriut (EIDHR) ndërsa e implementon Iniciativa qytetare e femrave ANTIKO dhe Multikultura.
 
 
LAJME TE TJERA DHE AKTIVITETET
 
1/25/2018 - Me 22.01.2018, u mbajt mbledhja konstitutive e Trupit koordinues kombëtar kundër dhunës në familje
12/21/2017 - „EU PËR JU“
12/21/2017 - Konferencë Përmbyllëse
12/7/2017 - Kanatlarcë - K. PRILEP 7/12/2017
12/7/2017 - KOMUNA SHUTO ORIZARE - 07/12/2017/
12/6/2017 - TEARCË: 05/12/2017 “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave“
12/5/2017 - KUMANOVË - 04/12/2017/
12/4/2017 - KËRÇOVË 04.12.2017 "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave"
12/4/2017 - TETOVË ë „16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave“
12/1/2017 - DELLÇEVË 199;EVË231;evë "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave"
12/1/2017 - U MBAJT FORUMI I TRETË QYTETAR NË KOMUNËN E KARPOSHIT
11/29/2017 - FORUMI I TRETË NË KOMUNËN E KARPOSHIT
11/29/2017 - BULETINI NR.2 PËR PERIUDHËN 01 MAJ - 31 GUSHT
11/26/2017 - "Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje" është
11/24/2017 - FTESË
11/7/2017 - FORUMI PARË NË KOMUNËN E TEARCËS -TAKIM PARTICIPATIV
11/6/2017 - CIVICA MOBILITAS | Citizens for change!
11/2/2017 - NJË STORJE E SUKSESIT QË VJEN NGA QYTETI SHTIPIT
10/18/2017 - Trajnime të realizuara "Përfaqsim publik/Avokim/ dhe Lobim"
9/29/2017 - Femrat në Politikë - Zgjedhjet Lokale 2017
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Antiko.org.mk – Përpunimi viti 2011. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.