DEBAT E HAPUR NË SHKOLLËN E MESME “ARSENI JOVKOV” Data: 10/31/2013
Nxënësit e shkollës të mesme “Arseni Jovkov” prej Shkupi, në 31.10.2013 në kuadër të aksioneve lokale, organizuan debat nga fusha e multikulturalizmit: “Multikulturalizmi – a ka ardhmëri?. Së bashku me profesorët dhe prindërit diskutuan për përfitimet dhe implikimet të cilat multikulturalizmi i sjell me vete, por në fund unanimisht vendosën se kjo është një mënyrë e jetesës në shoqëritë multikulturore siç është e jona. Me këtë debate nxënësit përcollën një pjesë e mesazhit të tyre për përkujdesjen e tolerances dhe respektimin e vlerave të përbashkëta.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit "Nëpërmjet aktivizmit të të rinjve drejt bashkëjetesës së daliimeve në bashkësi" ku qëllimi kryesor është rritja e rolit dhe aktivizmit të rinjve në promovimin dhe praktikimin e vlerave të multikulturalizmit dhe bashkëjetesës në komunitet. Projekti është finansuar nga Unioni Evropian në kuadër të Instrumentit Evropian për demokraci dhe të drejta të njeriut (EIDHR) ndërsa e implementon Iniciativa qytetare e femrave ANTIKO dhe Multikultura