Hotel Alexander Palace Skopje
International Conference "Peace and Security - Feminist Alternative - Antico 10 years of promotion of Peace and Nonviolence Culture through Social Engagement of Women"

"Through Education and Strengthening toward Inclusion and Active Citizenship" - project in collaboration with UNIFEM

Campaign: Mobbing, get informed and recognize it!
www.mobbingnet.org
 
 
Monday, January 20, 2020
LAJMET E FUNDIT DHE AKTIVITETET
NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME DHE STUDENTËT TË BASHKUAR LUFTOJNË KUNDËR DHUNËS GJINORE DHE ASAJ NË FAMILJE
Data: 11/25/2013
 
Në kuadër të fushatës ndërkombëtare:“16 ditë aktivizëm kundër dhunës gjinore dhe asaj ne familje, me iniciativën e studentëve prej fakulteteve pedagogjike dhe mbi 200 vullnetar – nxënës të shkollave të mesme SHMK SHMQSH “Arseni Jovkov” dhe SHMNGJ “Zdravko Cvetkovski” prej Shkupi, dhe SHMKT “Gjoce Stojçevski” dhe SHMKE “8 Shtatori” prej Tetove, shënohen ditët ndërkombëtare të aktivizmit për eliminimin e dhunës familjare dhe gjinore. Nxënësit të shkollave të mesme dhe studentët prej 25.11.2013 – 10.12.2013, me mbështetjen e Iiniciativës qytetare te femrave ANTIKO dhe Shoqata Multikultura, do të realizojnë aksione dhe manifestime të shumta publike si përgjigje dhe kontribut për sensibilizimin e publikut me fokus të veçantë te të rinjtë në fushën e çështjes të hidhur të dhunës në familje dhe asaj gjinore ku numri më i madh i viktimave janë femrat dhe fëmijët. Qëllimet e fushatës janë fokusuar ta sensibilizojnë popullatën e re, si dhe opinionin e gjërë, nëpërmjet promovimit, informimit dhe edukimit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe njohjen e shkaqeve të dhunës të rrënjosura thellë në pabarazinë gjinore, dhe të mbështetur nga vlerat dhe strukturat patriarkale, të cilat i përcaktojnë rolet dhe marrëdhëniet gjinore si brenda familjes ashtu edhe në shoqëri. Dhuna është një nga mekanizmat kryesorë që ndikojnë në ruajtjen e statusit të pabarabartë në mes të gjinive dhe i mban femrat nën kontrollë. Dhuna trajtohet si çështje e femrave, pasi 93% e viktimave janë femra. Por, megjithatë, dhuna në të njejtën kohë është edhe çështje e meshkujve, përkatësisht çështje me të cilën rol udhëheqës duhet të kenë meshkujt, me qëllim që të sjellin ndryshime dhe vlera të vërteta të bazuar në barazi dhe universalitetin e të drejtave të njeriut. Qasja që i përfshin meshkujt faktor kyç në zgjidhjen e çështjeve të dhunës familjare dhe gjinore ka një rëndësie të veçantë në procesin e eliminimit të dhunës, gje që mundëson të shkelen të drejtat themelore njerëzore si dhe dinjiteti i shumë femrave – persona më te afert dhe më të dashur të tyre: nëna, bashkëshorte, bija apo motra në faza të ndryshme të jetës së tyre. IQF ANTIKO, në mënyrë tradicionale e shënon këtë datë. Këtë vit fushata për Rrjetin e ANTIKO-s ka një rëndësi të madhe, sepse është inicuar dhe realizuar në kuadër të aksioneve publike të planifikuara dhe realizuara prej nxënësve të shkollave të mesme të cilët ishin pjesmarrës aktiv në projektin “Nëpërmjet aktivizmit të të rinjve drejt bashkëjetesës së dallimeve në bashkësi” iniciativë e mbështetur prej UE në kuadër të Instrumentit Evropian për demokraci dhe të drejta të njeriut. Ato me këtë dhanë kontribut dhe shembull konkret për zbatimin efektiv e të mësuarës në praktikë. Aktivitetet e fushatës do të realizohen në 8 shkolla të mesme nëpërmjet të formave të ndryshme (punëtori, tribuna, tryeza të rrumbullakëta, debate publike, performanse publike etj.) Qëllimi i aksioneve është që të rritet informimi dhe vetëdija e të rinjve, si dhe të opinionit më të gjërë për çështjet dhe pasojat të cilat dalin nga dhunës falimjare dhe ajo gjinore. Nga ana e nxënësve të shkollave të mesme do të distribuohen mbi 20.000 materijale informative, promotive dhe edukative në shkollat dhe bashkësit lokale. Aktivitetet do të përmbyllen më 10.12.2013 me shënimin e Ditës Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, me çka theksohet se të drejtat e femrave janë të drejta të njeriut.
 
 
LAJME TE TJERA DHE AKTIVITETET
 
1/25/2018 - Me 22.01.2018, u mbajt mbledhja konstitutive e Trupit koordinues kombëtar kundër dhunës në familje
12/21/2017 - „EU PËR JU“
12/21/2017 - Konferencë Përmbyllëse
12/7/2017 - Kanatlarcë - K. PRILEP 7/12/2017
12/7/2017 - KOMUNA SHUTO ORIZARE - 07/12/2017/
12/6/2017 - TEARCË: 05/12/2017 “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave“
12/5/2017 - KUMANOVË - 04/12/2017/
12/4/2017 - KËRÇOVË 04.12.2017 "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave"
12/4/2017 - TETOVË ë „16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave“
12/1/2017 - DELLÇEVË 199;EVË231;evë "16 ditë aktivizëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave"
12/1/2017 - U MBAJT FORUMI I TRETË QYTETAR NË KOMUNËN E KARPOSHIT
11/29/2017 - FORUMI I TRETË NË KOMUNËN E KARPOSHIT
11/29/2017 - BULETINI NR.2 PËR PERIUDHËN 01 MAJ - 31 GUSHT
11/26/2017 - "Jepi fund dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje" është
11/24/2017 - FTESË
11/7/2017 - FORUMI PARË NË KOMUNËN E TEARCËS -TAKIM PARTICIPATIV
11/6/2017 - CIVICA MOBILITAS | Citizens for change!
11/2/2017 - NJË STORJE E SUKSESIT QË VJEN NGA QYTETI SHTIPIT
10/18/2017 - Trajnime të realizuara "Përfaqsim publik/Avokim/ dhe Lobim"
9/29/2017 - Femrat në Politikë - Zgjedhjet Lokale 2017
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Antiko.org.mk – Përpunimi viti 2011. Të gjithë të drejtat janë të rezervuara.